Kastriot Rexha në emisionin VAR në “Tëvë1” ka zbuluar probleme te klubi kosovar, Fushë Kosova.
Sipas Rexhës futbollistët e Fushë Kosovës kanë marrë vetëm një pagë në gjashtë muajt e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Fushë Kosova ka shumë probleme, problemi kryesor është që lojtarët kanë marrë vetëm një pagë në gjashtë muaj. Mendoj që futbollistët nuk meritojnë një tretman të tillë. Në bazë të shoqërisë që diskutojmë është veç një pagë në gjashtë muaj dhe mendoj që duhet të reaguar. Njëra nga pikat e dobëta të FFK është që i lejon klubet të funksionojnë me borxhe”, tha Rexha.
/GazetaBlic Sport/


