Lajme

2 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

12/11/2023 13:41
nga:N K

Për gjatë një jave (nga data 04 dhjetor deri më 10) në rajonin e Ferizajt janë raportuar dy raste të dhunës në familje, raporton GazetaBlic.

“Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje.

Komunikata e plotë:

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt
Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 04 –
10/12/2023 janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, të cilat kanë
ndodhur në Ferizaj
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar
për dhunë në familje janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në
mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë
së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje
dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet
e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të
afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat
kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Me respekt.