Lajme

Vdes aksidentalisht një person në Suharekë, u rrëzua nga lisi

12/11/2023 09:34
nga:G B

Një person ishte rrëzuar nga pema me lartësi 2-3 metra në Suharekë, ku për pasojë nga lëndimet e marra ka humbur jetën.

Viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet dhe për pasojë ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar te familjarët për ceremoni varrimi.

Ndërkohë, rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar “Vdekje aksidentale”.

“Suharekë.  10.12.2023 – 10:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni  varrimi”, thuhet në njoftim.