Sporti

Arbër Hoxha i pandalshëm në Kroaci, realizon gol tjetër fantastik

12/10/2023 20:26
nga:L J

Arbër Hoxha po vazhdon me paraqitje fantastike në Kroaci.

Futbollisti kosovar realizoi golin e fundit në ballafaqimin ndaj Rijekas, duke vulosur fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Hoxha realizoi gol perfekt me parabol, duke shkuar në kuotën e 5 golave sivjet.

Më poshtë keni eurogolin e tij të shënuar sot: