Lajme

Thaçi i VV’së: Edi Ramën nuk e marrë seriozisht, është lider frikacak

12/10/2023 16:57
nga:Genita C

“Nëse Kosova do pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë”, deklaroi Edi Rama pak ditë më parë, e për një deklaratë të tillë, deputeti i partisë në pushtet Halil Thaçi, thotë se nuk i merr seriozisht fjalët e kryeministrit të Shqipërisë.

Thaçi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Edi Rama është një frikacak që sipas tij, asnjëherë nuk ka pasë guximin për tkurrjen e tokave shqiptare.

Tutje, Thaçi tha se Edi Rama nuk e ka fokus problemin kombëtar shqiptar.

“Personalisht nuk i marrë seriozisht deklartat e Edi Ramës. Nga mbështetja e idesë për shkëmbim të territorit, deri tek deklarata se “veriu tokë e askujt”, ky njeri siç po shihet nuk e ka fokus problemin kombëtar shqiptar”, tha Thaçi.

“Mendoj se është një lider frikacak, që asnjëherë nuk ka guxuar të flet as për tkurrjen e tokave shqiptare nga ana e fqinjëve kufitarë shovenist. Që nga Nishi derin në Çamëri”, përfundon Thaçi për GazetaBlic.

Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka këmbëngulur se vendi që ai udhëheq ka mbajtur qëndrimin e duhur ndaj Kosovës, duke shtuar se po të pranohej propozimi i tij për Asociacionin, do të kishte, sipas tij, rezultat më të mirë.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Kosova do të duhet t’ia imponojnë Serbisë njohjen e Kosovës vetëm duke u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Nuk kam pasur iluzione për asnjë nga këto aktorët publikë që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar. Të kthehesha pas, do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia. Kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linearë, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm ta mundim Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës”, ka thënë Rama në “A2 CNN”.

Rama ka theksuar se po të ishte lexuar propozimi i tij për Asociacionit, do të kishte dalë rezultat edhe më i mirë.

“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionin. E kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh ai.

/GazetaBlic/

Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

“Veriu s’mund të menaxhohet veç me policët”| Analistët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës