Lajme

Musliu: Kurti udhëtimin në Gjermani e paguan me paratë e shtetit, do të takohet me anëtarët e VV-së atje

12/10/2023 10:36
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, që ka udhëtuar bashkë me ministri e anëtarë të VV-së në Gjermani, me buxhet të shtetit, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti shiste mend duke thënë se duhet të kursehet paraja publike, ndërsa tani udhëtimin e tij për interesa personale e partiake e paguan me djersën e qytetarëve.

Postimi i saj i plotë:

Paramendone, Albini që na ka pas tranu duke na shit mend se si duhet te kursehet paraja publike, sot udhëton në Gjermani, bashkë me Ministra tjerë e me anëtarë të LVV-së POR me buxhet të shtetit!

Në këtë udhëtim do të i takoj anëtarësinë e LVV-së në Gjermani, ku ftesat nuk janë shpërnda nga Ambasada por nga LVV.

Pra, udhetimin e Albinit për interesa personale e partiake bashkë me bashkëpunëtor e pagun djersa e qytetarëve!