Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk ka Asociacion pa njohje nga Serbia.
Kështu ka potencuar i njëjti në një deklaratë dhënë për “Zërin e Amerikës’
Por, një deklaratë e tillë e Konjufcës po bie në kundërshtim me atë çfarë kryeministri Kurti ka thënë pas takimit të 26 tetorit në Bruksel.
Ai pati deklaruar se ishte i gatshëm ta nënshkruaj Draftin evropian për Asociacionin por Serbia ka qenë ajo që ka refuzuar të nënshkruaj.
Në lidhje me këtë deklaratë të kryeparlamentarit Konjufca ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj.
Ukaj tha se nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla kontradiktore të kryeparlamentarit Konjufca dhe se mendon se vendi është afër zgjedhjeve, kur kemi këto deklarata.
Ai tha se të njëjtat janë më shumë për konsum të brendshëm.
“Nuk është hera e parë qe degjojmë deklaratat kontradiktore të kryeparlametarit Konjufca me realitetin në teren, dhe sa herë i degjoj këto deklarata, mendoj se mund të ketë zgjedhje apo vendi mund të shkoj në zgjedhje”
“Këto deklarata nuk përkojnë asgjë me realitetin në teren dhe janë më shumë për konsum të brendshëm, për elektorat” tha Ukaj për “Gazeta Blic”
Tutje Ukaj tha se deri tani nuk kemi dëgjuar nga kryeministri Kurti ta kushtëzoj nënshkrimin e Draftit të Asociacionit me njohje.
“Nga ana tjetër kryeministrin e dëgjojmë vazhdimisht duke bërë thirrje për nënshkrim të Draftit, për zbatim të marrëveshjes perfshirë edhe Asociacionin brenda, dhe nuk kemi dëgjuar nga kryeministri kurti duke e kushtëzuar nënshkrimin me njohje nga Serbia” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.
Lojë fjalësh po e cilëson deklaratën e Konjufcës edhe analisti, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha për “Gazeta Blic” se Kosova me në krye Kurtin e ka pranuar tashmër Asocionin e Komunave Serbe.
“Lojë fjalësh, në fakt Kosova me kryeminstrin Kurti në krye ka pranuar Asociacionin e komunave serbe, si autonomi politiko-kulturore per serbët, dhe në fakt nuk ka njohje de juro nga Serbia. Qeveria e Kosovës do të shtyj zbatimin e këtij Asociacioni deri në marrjen e mandatit të ri qeveritar, pas zgjedhjeve të tjera parlamentare” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nëse koncepti i vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe nuk ndërtohet në një marrëveshje siç ishte ajo e Ohrit, atëherë Kosova s’ka asnjë obligim që të bëjë hapa në drejtim të Asociacionit.
/Gazeta Blic/


