Skuadra e Juventusit ka triumfuar në derbin ndaj Napolit.
‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me rezultat 1 me 0 dhe ka kaluar në vendin e parë në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht se dominimi ishte në anën e mysafirëve, Gatti realizoi golin e vetëm dhe i dha fitoren ‘Biankonerëve’.
Juventus është tashmë në krye të Serie A me 36 pikë, por me një ndeshje më shumë se Interi. Në anën tjetër, Napoli mbetet në vendin e pestë me 24 pikë.
/GazetaBlic Sport/
–


