Abdulaziz bin Turki al Faisal, ministri i sportit i Arabisë Saudite, mbrojti të drejtën e Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës 2034, duke qenë i vetmi vend që paraqiti një kandidaturë brenda afatit.
“Ne duam të tërheqim njerëzit përmes sportit. Shpresojmë që në vitin 2034 njerëzit të kenë një kampionat botëror të jashtëzakonshëm. Pse të mos shohim nëse ka mundësi që konkursi të mbahet në verë? Nëse është verë apo dimër nuk ka rëndësi përderisa jemi të sigurt se do të ofrojmë atmosferën e duhur për të organizuar një event të tillë”, tha ai në një prononcim për BBC, përcjell GazetaBlic Sport.
Deklarata nga Abdulaziz bin Turki al Faisal, Ministër i Sporteve të Arabisë Saudite, jep të kuptojmë se ky vend është gati që të përshtatet me kërkesat evropiane dhe që ky Botëror të zhvillohet në muajin qershor.

/GazetaBlic Sport/


