Malisheva po kalon në një sezon të mirë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Malishevës aktualisht pozicionohet në vendin e 4’të në tabelën e futbollit elitar kosovar duke befasuar në xhiron e kaluar pasi mposhtën favoritët, Llapin me rezultat minimal 0-1.
Lojtari i Malishevës, Etnik Brruti ka folur për “GazetaBlic Sport” ku ka potencuar se skuadra e tyre ka për synim garat evropiane, kurse për ndeshjen ndaj Lirisë thotë se hyjnë në atë takim vetëm për pikët e plota pavarësisht vështirësisë së duelit.
“Jemi në një pozitë të mirë në tabelë dhe objektivi i skuadrës sonë është të marrim pjesë në garat evropiane në fund të sezonit. Ndeshja kundër Lirisë, si çdo ndeshje tjetër, është e vështirë, por gjithë skuadra është e përgatitur mirë për të fituar me 3 pikë“, tha Brruti për GazetaBlic Sport.


