Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë paralajmëruar protesta nëse nënshkruhet Draft-Statuti i Asociacionit.
Kështu të paktën ka deklaruar deputeti i këtij subjekti politik, Pal Lekaj.
Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së protestave, nëse nënshkruhet Asociacioni, kanë folur për “Gazeta Blic” edhe nga partia tjetër opozitare, PDK.
Deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, tha se protestat janë veprimi më demokratik për të shprehur mospajtimet në lidhje me veprimet e pozitës.
Ai tha se protesta po bën edhe PSD por pa efekt prandaj duhet partitë opozitare të bëhen bashkë në një platformë dhe veprime të përbashkëta.
“Protestat janë veprimi më demokratik që mund të bëjnë kundërshtarët politik dhe partitë opozitare, lidhur me mospajtimet dhe kundërshtitë që mund ti bëjë opozita. Sidoqoftë projektet e shumicës s’mund të ndalohen ashtu si edhe opozota s mund tia ndryshoj agjenden e shumicës. Protesta po bënë edhe PSD por pa efekt”
“Nëse partitë opozitare bëhen bashkë me një platformë të përbashkët dhe veprime të përbashkëta dhe kanë mbështetjen e qytetarëve mund të arrijnë disa objektiva si fushata parazgjedhore dhe ngritjen e vetëdijes politike të qytetarëve e votuesve”
“Qeverisë s po i kërkohet të nënshkruaj asgjë, po i kërkohet të filloj zbatimin e marrëveshjeve” deklaroi Haliti për “Gazeta Blic”.

Xhavit Haliti, PDK
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pranoi ta nënshkruaj Draftin e Asociacionit të propozuar nga pesë emisarët evropianë me 21 tetor.
Megjithëse nga pala kosovare pati dakoordim, pala serbe ishte ajo që refuzoi të nënshkruante në Bruksel.
Pranimi i Draftit të propozuar nga evropianët, erdhi pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.
/Gazeta Blic/
Lekaj nuk e përjashton mundësinë e protestës në rast se nënshkruhet draft-statuti i Asociacionit


