Lajme

Zyrtarët: Më shumë se 600 persona kaluan në Egjipt përmes vendkalimit Rafah

12/07/2023 22:42
nga:Sh R

Të paktën 634 persona kaluan në Egjipt të enjten përmes pikës kufitare Rafah, kanë thënë zyrtarët, duke përfshirë më shumë se 400 persona me shtetësi dyfishtë.

Kjo është një përmbledhje e atyre që dolën nga Gaza në Egjipt, sipas Autoritetit të Kalimit të Rafahut:

413 persona me shtetësi të dyfishtë

121 pacientë palestinezë

78 palestinezë që shoqërojnë pacientët

10 anëtarë të Kombeve të Bashkuara

8 nga “Mjekët pa Kufij”

4 shtetas të Emirateve

Tutje, bëhet e ditur gjithsej 70 kamionë ndihma kanë hyrë në Gaza, duke përfshirë një ngarkesë prej 79 mijë litrash karburant.