Lajme

Ismaili: Oferta e PDK-së do ta rrëzojë kryeministrin Kurti në zgjedhjet nacionale

12/07/2023 22:12
nga:Sh R

Uran Ismaili, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur bindjen e tij se oferta e PDK-së do ta rrëzojë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale.

Ai ka përmendur “sukseset” e PDK-së në zgjedhjet lokale, duke theksuar se ata kanë hequr Lëvizjen Vetëvendosje në vende si Prizren, Mitrovicë dhe kanë marrë vota kryesore në Prishtinë.

Teksa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili për zgjedhjet e parakohshme ka thënë se nuk është i interesuar për ta zhdukur opozitën, Ismaili e ka vlerësuar këtë si një shenjë arrogancë nga ana e Kurtit, por në të njëjtën kohë e sheh si një konfirmim që oferta e vetme e aftë të rrëzojë Kurtin është oferta e PDK-së.

“Është shqetësueses në kuptimin e arrogancës por neve na bën edhe na përforcon bindjen që realisht e vetmja ofertë që e rrëzon kryeministrin Kurti nga pozicioni i kryeministrit Kurti është oferta e PDK-së. Jam i bindur për këtë, në zgjedhjet nacionale”, ka deklaruar Ismaili.