Lajme

Një i lënduari nga vetaksidenti në Gllarevë të Klinës

12/07/2023 20:58
nga:Sh R

Një person është lënduar sot si pasojë e një vetaksidenti në Gllarevë të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:28, i lënduari ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar”, ka thënë Gashi.