Pep Guardiola është vetëm 52 vjeç por tashmë e sheh veten duke i dhënë lamtumirën futbollit. Dhe lamtumira mund të vijë në fund të këtij sezoni, sipas trajnerit të Manchester City.
“Nëse Manchester City fiton tripletën këtë sezon, unë do të tërhiqem. Kjo është e garantuar”, siguroi trajneri i Citizens, transmeton GazetaBlic Sport.
“E di që është jashtëzakonisht e vështirë, me skuadra të jashtëzakonshme në Angli dhe vetëm një, Manchester United me Sir Alex Ferguson, e bëri këtë, përveç nesh sezonin e kaluar”, theksoi ai.
Pavarësisht vështirësive, trajneri katalanas beson se skuadra është përballë sfidës: “Ndjejmë se do ta bëjmë sërish, duke e ditur që nuk është e lehtë, sepse asnjë ekip nuk e ka arritur… Vështirësia është aty siç ishte në vitin e kaluar, por nëse më pyet sot se si ndihem për këtë, ne do ta bëjmë përsëri”,
GazetaBlic Sport.


