Erik ten Haag ka thënë se nuk ka gjasa që Manchester United të transferojë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit.
I pyetur nga gazetarët nëse klubi do të sjellë lojtarë të rinj në muajin e ardhshëm, ai tha: “Unë nuk mendoj kështu. Qasja e United duhet të jetë që nëse mund ta përmirësoni skuadrën tuaj, duhet ta bëni. Ajo që ne presim nga çdo lojtar, i cili vjen çdo ditë në Carrington është për të dhënë më të mirën e tij”
“Si klub duhet të kërkosh përmirësime. Lojtarët më të mirë nuk do të largohen nga klubet e tyre në dimër. Këta janë lojtarë që janë të zhgënjyer, të lënduar ose thjesht të paaftë.”
“Ne duhet të zhvillohemi dhe të përparojmë me këtë skuadër. Në realitet ne do të shkojmë në merkaton e ardhshme të verës dhe do të ketë lojtarë të rinj që do të vijnë,” tha Ten Haag.
/GazetaBlic Sport


