Lajme

Policia bastis dy lokacione të personit të dyshuar për ‘trafikim me narkotikë’ në nivel ndërkombëtar

12/07/2023 15:24
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë bastisur dy lokacione të personit të dyshuar D.P, për veprën penale “trafikim me narkotikë’ në nivel ndërkombëtar.

D.P ishte arrestuar nga Policia e Shqipërisë me 22 nëntor lidhur si i dyshuar për veprën penale trafikim me narkotikë në nivel ndërkombëtar.

“Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim