Kryetari i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, ka folur rreth anulimit të konkursit për kryeshef të kësaj sindikate.
Jonuzi në një prononcim për GazetaBlic thekson se qysh nga fillimi ka pasë indikacione që nuk dëshirojnë të zbatojnë marrëveshje.
Tutje, Jonuzi tha se nuk ka më shumë informacioe brenda këtij konkursi.
“Që nga fillimi ka pas indikacione që nuk dëshirojnë me zbatu marrëveshje. Më shumë s’kemi informacione brenda per brenda konkursit”, tha Jonuzi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, është anulua konkursi për pozitën Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh. A., i shpallur më datën 13.11.2023.
Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se deri te kjo erdhi për shkak se nuk ka pasur një proces konkurrues, nuk është plotësuar kriteri që së paku katër kandidatë t’i plotësojnë kushtet, kriteret dhe pozitën përkatëse dhe se kjo çështje është paraparë me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike.
Për konkursin në fjalë fillimisht ishte vendosur që të shtyhet edhe për 5 ditë të tjera procedura e përzgjedhjes, pasi siç është thënë në njoftimin e datës 29.11.2023, konkursi ka qenë i hapur për 15 ditë dhe se për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative konkrete, organi publik shtyn afatin fillestar të paraparë për përfundimin e procedurës administrative.
/GazetaBlic/
Anulohet konkursi për pozitën ‘Kryeshef Ekzekutiv’ në Trepçë


