Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip ka një lëndim të rëndë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp pas fitores së Sheffield United.
Matip këputi ligamentet në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen kundër Fulham të dielën e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Kontrata e tij me klubin skadon në fund të sezonit dhe aktualisht nuk ka asnjë tregues se ai do të qëndrojë, andaj ai mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit.
Joel Matip mbërriti në Anfield në vitin 2016, duke bërë 201 paraqitje në të gjitha garat gjatë shtatë viteve të tij në Liverpool.
/GazetaBlic Sport


