Sporti

Guardiola: Aston Villa ka ekip fantastik, janë pretendent për titull në Premierligë sivjet

12/07/2023 09:48
nga:L J

Aston Villa mposhti Manchester Cityn 1-0 në xhiron e 15-të të Premierligës. Ekipi i Emery ishte në dominim total të fushës, duke dërguar deri në 22 goditje në portën e Cityt, ndërsa “Citizens” gjuajtën vetëm dy herë.

Trajneri i kampionëve të Premierligës për tre vitet e fundit dhe fituesi aktual i tripletës, Pep Guardiola ishte i bindur se Aston Villa e Unai Emery është pretendente për titull në Angli.

“Konkurentët për titull Aston Villa? Patjetër. Mënyra se si luajnë, fiziku, ritmi, shpejtësia, organizimi i Unait, presioni i lartë, mesfusha, është vërtet e mahnitshme. Ata mbrojnë mirë, kanë një portier të mirë. Definitivisht janë pretendent”, tha Guardiola pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport