Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj gruas që dyshohet se deshi ta godiste me thikë fëmijën e saj

12/06/2023 21:39
nga:Sh R

Është bërë kërkesa për paraburgim ndaj një gruaje e cila po dyshohet se kishte dashur ta godiste me thikë fëmijen e saj pesëvjeçar.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

U raportua se fillimisht gruaja në fjalë kishte tentuar ta godiste me karrigë fëmijen e saj.

E gjithë ngjarja u pa edhe nga gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në polici.