Në dokumentarin “Reforma në Drejtësi” i mundësuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe që është transmetuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se posa ka marrë drejtimin e ministrisë ka filluar të punojë në reformën në drejtësi.
Haxhiu ka përmendur disa ka arsyet pse kanë filluar të angazhohen në reformën në drejtësi.
“Mungesa e besimit të qytetarëve te institucionet e drejtësisë, qasja shumë e vështirë e qytetarëve, mungesa e integritetit moral e profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë arsyet kryesore që ne angazhohemi për reformën në drejtësi”, ka thënë Ministrja Haxhiu.
Ajo tutje ka thënë se është sfiduese sepse nuk ka një unifikim sa i përket jetësimit të reformes por që janë të vendosur për të kryer reformën në drejtësi.


