Pas regjistrimit të një partië të re serbe në Kosovë, në një prononcim për Gazeta Blic, analistët politik thanë se do kemi një pluralizëm politik tek serbët e Kosovës, gjë e cila nuk ka qenë deri më tani.
Analisti politik Arbnor Sadiku, tha se nuk sheh ndonjë ndryshim në kuptimin përmbajtësor dhe procedural sa i përket mbrojtjes së të drejtave të serbëve, ku thotë se nuk dallojnë shumë nga Lista Serbe.
“Në kuptimin përmbajtësor dhe procedural nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket mbrojtjes së të drejtave të serbeve, nuk dallojnë shumë nga Lista Serbe, por, veç se do të kemi një konkurrencë dhe pluaralizëm politik tek serbët e Kosovës, gje që s’ka qenë deri më tani, dhe kjo është pozitive”, tha Sadiku për Gazeta Blic.
Kurse, analisti Gazmir Raci tha se është mirë që në komunat ku serbët janë shumicë, të ketë pluralizëm demokratik, dhe secila parti e re që krijohet dhe që nuk është nën ndikimin direkt të Beogradit ose të Listës Serbe.
“Është mirë kur në komunat ku serbët janë shumicë të ketë pluralizëm politik demokratik dhe secila parti e re që krijohet dhe që nuk është nën ndikimin direkt të Beogradit ose të Listës Serbe, kjo ndihmon shumë më shumë zhvillimin e demokracisë lokale dhe natyrisht tregon që serbët çdo ditë e më shumë po vetëdijesohen për të pasur më shumë parti politike në viset ku ata jetojnë në Republikën e Kosovës”, tha Raci.
Tutje ai tha se ndryshimi politik në komunat veriore bëhet pak me vështirësi sepse me vite të tëra atje ka sunduar Lista Serbe e dirigjuar direkt nga Beogradi.
“Ndryshimi politik ose ploralizmi politik në katër komunat e veriut bëhet pak me vështirësi sepse me vite të tëra atje ka sunduar Lista Serbe dirket e dirigjuar nga Beogradi por është mirë kur ka iniciativa të tilla dhe ftoj të gjitha organizatat që merren me zhvillim të demokracisë por edhe institucionet kosovare t’i ndihmojnë këto iniciativa demokratike këto parti politike në komunitetin serb, sepse duke ndihmuar partitë politike iniciativa qytetare e ndihmojmë edhe zhvillimin e komunitetit sidomos në katër komunat e veriut që kanë qenë nën ndikim të madh të Listës Serbe dhe Aleksander Vuçiqit”, tha Raci për Gazeta Blic.




