Lionel Messi, lojtari më i mirë aktual në botë dhe futbollisti i vitit 2023 i zgjedhur nga revista Time , ishte një sensacion në një supermarket në qytetin e Miamit, në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë vizitës së yllit argjentinas në supermarket, ka pasur disa reagime euforike nga punëtorët e dyqanit në fjalë. Klientët kanë dashur të regjistrojnë edhe momentin kur kanë takuar kampionin e botës, përcjell GazetaBlic Sport.
Në video mund të shihet se sa të emocionuar ishin të pranishmit kur panë Messin dhe kërkuan fotografi me argjentinasin, i cili pranoi se kalimi në MLS ishte i motivuar edhe nga mundësia për të pasur një mënyrë jetese më ‘normale’.
Shikoni momentin kur Messi kalon nëpër supermarket:
فرحة إحدى الموظفات بعد رؤية بطل العالم: “لا يمكنني تصديق ذلك” ? pic.twitter.com/M58V1hTxU7
— Messi Xtra (@M30Xtra) December 6, 2023


