Lajme

Peticioni i serbëve/ Kryetari i Zubin Potokut: Nuk jam zgjedhur as për t’u shkarkuar as për të dhënë dorëheqje

12/06/2023 17:07
nga:N K

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një përgjigje për Gazeta Blic ka komentuar peticionin për shkarkimin e kryetarëve në tri komunat e Mitrovicës së Veriut.

Ai ka thënë se tentativa për shkarkim përmes peticionit është jo e suksesshme.

“Mendimi imë është që nuk ka sukses në këtë drejtim, mund të jenë disa grupe të vogla, si duket nuk po i qasen proceduralisht, kanë bërë kërkesë, disa kanë ardhur dje kanë dorëzuar një letër, siç edhe e pash në media kanë dorëzuar një letër për të shkarkuar kryetarët, mirëpo jo siç e kërkon procedura ligjore”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka potencuar se nuk është zgjedhur kryetar për t’u shkarkuar ose për të dhënë dorëheqje.

“Ne jemi duke punuar, nuk jam zgjedhur as për t’u shkarkuar as për të dhënë dorëheqje, mirëpo unë e shoh si një iniciativ të pasuksesshme, kështu që ne e vazhdojmë punën”, ka thënë ai.

Kryetari ka theksuar se nuk ka vullnet të qytetarëve për zgjedhje.

“Duhet të shkojnë të bashkëpunojnë me kryesuesin e kuvendit dhe mund të informohen për procedurat, mirëpo është problemi që unë nuk shoh ndonjë sukses që mund të ketë duke e parë situatës se nuk ka vullnet për zgjedhje nga qytetarët, do të thotë mund të ketë iniciativa nga grupacione të vogla por vullnet qytetarët nuk kanë as për të nënshkruar ndonjë peticion, por as për të dalë në zgjedhje”, ka thënë Izmir Zeqiri. /GazetaBlic/

KQZ-ja s’jep shumë detaje për kërkesën e serbëve për largimin e kryetarëve në veri

KQZ u kthen përgjigje qytetarëve të Veriut që kërkuan peticion për shkarkimin e kryetarëve