Lajme

Molliqaj: Nagavci duhet të përjashtohet, 990 ditë mungesa të paarsyeshme – atë e ka mbrojtur edhe Kurti

12/06/2023 16:54
nga:G B

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kur është menduar se s’ka më keq, të kundërtën e ka vërtetuar Ministria e Arsimit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një Facebook, ka thënë se premtimi i Nagavcit ka qenë për çerdhe të reja, që del të jetë dështimi spektakolar.

Ai ka thënë se ministrja duhet të përjashtohet, duke shtuar se ajo s’ka qenë vetëm në gjithë këtë dështim, derisa është përkrahur nga Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Kur kemi mendu që s’ka ku shkon më keq. Jemi te Ministria me u vertetu që ka edhe më keq.

Për çka ka me u mbajt mend kjo Ministre për 990 ditë që e ka këtë detyrë? A e kujtoni ndonjë lajm pozitiv?

Asnjë shtator viti shkollor nuk ka fillue me rregull. Nëse herën e parë ka qenë COVID-19, ku ishte problemi viteve tjera?

Premtimi kryesor që mbahet mend për arsimin ka qenë premtimi për çerdhe të reja. Ky po del të jetë dështim spektakolar, si asnjë tjetër. Është dështim për fëmijët, për gratë, për punësimin, për ekonominë e vendit?

Presioni ndaj sindikatës së arsimit ka qenë i pashembull. E gjithë kjo luftë për ego të qeverisë u bë në kurriz të fëmijëve. E këtyre fëmijëve që kanë deshtuar në PISA.

Në fund përfunduam me mësues të nënçmuar, pa kushte mësimore të cilët motivin kryesor sot e kanë me e lënë Kosovën.

Në universitet nuk ka ndërrur asgjë, veç degradim. Mbase është institucion autonom, këtë vit ka zvogëlim të buxhetit dhe ia ka zvogëlu pagat e profesorëve universitar. Ministrat shihen në aktivitetet e universitete private që po paguajnë më shumë se shteti.

Gjendja me tekstet shkollore, flet për paaftesinë dhe moskokëçarjen e këtij pushteti për pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të tyre.

Ministrja nuk është vetëm. E ka mbrojtjen e kryeministrit. Kjo vërtetohet kur edhe pas kërkesave të shumëta për dorëheqje ai nuk e shkarkon. Atij nuk i bëhet vonë për këtë punë, se efektet e këtij sistemi nuk i përjeton fëmija i kryeministrit.

990 mungesë interesimi për arsimin. 990 ditë mungesa të paarsyeshme. Çka duhet me bë më shumë që kjo ministre me u përjashtu.