Sporti

Liga Ballkanike: Sigal Prishtina përballet pas pak me KK Lovçen

12/06/2023 16:15
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina do të përballet pas pak me KK Lovçen, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Ligës Ballkanike.

Klubi më i madh në vendin tonë, sërish do të luajë në Ligën Ballkanike, ligë të cilën prishtinasit e kishin fituar vite më parë, transmeton GazetaBlic Sport.

Sigal Prishtina, e cila synon t’i shkojë deri në fund të kësaj gare, në duel me Lovçen hyn me ambicie për fitore në mënyrë që të bëjë hapin e parë në këtë garë.

Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Lovçen luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndeshje që pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë nga tifozët prishtinas “Plisat”.

Sfida mes Sigal Prishtinës dhe Lovçen fillon në orën 17:30.