Lajme

E tmerrshme: Nëna në Fushë Kosovë dyshohet se tentoi ta sulmojë me thikë fëmijën e saj 5-vjeçar

12/06/2023 14:08
nga:N K

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se një grua është arrestuar pasi ka keqtrajtuar fëmijën e saj, në Fushë Kosovë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se nëna 32 vjeçare, dyshohet se ka tentuar ta godas me karrige fëmijën e saj 5 vjeçar, dhe më pas i është sulur që ta sulmojë me thikë.

Gjithë ngjarjen e ka parë edhe gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në Polici.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.