Skuadra e Ballkanit ka kaluar në avantazh ndaj Drenicës.
Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar, Nazmi Gripshi pas 75 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Gripshi realizoi pak minuta pas inkuadrimit në lojë.
Kujtojmë se kjo ndeshje po luhet në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Rezultati momental i takimit është 0-1.


