Marrëdhënia mes João Felix dhe Atletico Madrid ishte tashmë e tensionuar dhe festa e golit që portugezi shënoi për Barcelonën, të dielën e kaluar, ndaj Colchoneros, duket se ka ‘ndezur edhe më shumë zjarrin’.
Zëdhënësi i Unionit të Tifozëve të Atletico Madrid, Alberto García, është shprehur shumë i pakënaqur me sjelljen e sulmuesit portugez, i cili nuk ka nguruar të festojë para skuadrës së cilës (ende) i përket, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne jemi shumë të mërzitur me qëndrimin e tij. Nuk e kuptojmë, ai është mosmirënjohës dhe pështyn në pjatën që i dhanë për të ngrënë. Me festën dukej sikur kishin fituar një titull, por nuk po bëjnë as një sezon të mirë. Dhe, që në fillim, krijoi një mjedis armiqësor kur Barcelona shkon në Metropolitano. Tifozët nuk duan ta shohin më me fanellën e Atléticos, ai nuk e kupton klubin dhe vlerat e tij, madje nuk e meriton të jetë atje”, ka thënë tifozi madrilen, cituar nga Cadena SER.
/GazetaBlic Sport/


