Lajme

Rezultatet e “PISA 2022”, Arifi: Dorëheqja e ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet

12/05/2023 16:04
nga:G B

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pas publikimit të rezultateve të PISA-s ka thënë se dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci është më e pakta që mund të veprohet.

“Dorëheqja e Ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet!”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij, renditja e Kosovës në testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare.

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se këto rezultate ishin të pritshme, sipas saj, duke marrë parasysh sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Ministrja Nagavci ka thënë se situata pas pandemisë ishte e vështirë për nxënësit, duke përcaktuar rënien e pikëve nga 12 deri në 6 në krahasim me vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se disa komuna ende nuk kishin arritur të plotësonin detyrimet e tyre dhe se, për t’i kundërvënë këtij sfide, janë ndërmarrë masa shtesë mësimore për fëmijët.

“Në testin pista nga Kosova  kanë marruar pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënëse nga 220 shkolla, rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë  te vitit 2022 kemi pasur një situate menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme, të vedijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia më të marrë detyrën kemi bere edhe mësimin shtesë për fëmijët tonë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.