Sporti

Suarez: U transferova në Atletico për t’u hakmarrë ndaj Barcelonës

12/05/2023 11:57
nga:L J

Ish-golashënuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka kujtuar largimin e tij nga klubi, që ishte shumë e dhimbshme për të. Uruguaiani kaloi 6 sezone në Camp Nou, ku luajti 283 ndeshje, shënoi 195 gola dhe bëri 113 asistime.

Megjithatë, ndarja me katalanasit ka lënë hidhërim te Suarez, i cili në verën e vitit 2020 shkoi te Atlético Madrid dhe menjëherë më pas doli kampion i Spanjës me ta.

Uruguaiani pranoi se ai shkoi në Atletico si një përpjekje për t’u hakmarrë ndaj Barçës për trajtimin e tyre ndaj tij.

“Ndjenja ime e brendshme më tha të shkoja te Atlético. Në këtë mënyrë, u hakmora ndaj Barcelonës dhe u tregova të gjithëve në La Liga se Suarez është ende këtu,” tha portieri për Sport890.

Suarez pritet të bashkohet me Inter Miami në fillim të vitit të ardhshëm, ku do të bashkohet me Lionel Messin, Sergio Busquets dhe Jordi Alba pasi të luajë ndeshjen e tij të fundit për Gremio.

/GazetaBlic Sport