Showtime

Louis Vuitton nxjerr në shitje çizmet që imitojnë këmbën e një femre

12/05/2023 11:07
nga:Y I

Marka e modës, Louis Vuitton, ka lansuar së fundmi çizme që imitojnë këmbën e një femre.

Qëllimi i këtij edicioni të modës është të krijojë një iluzion optik dhe ato janë krijuar për të imituar këmbën e një gruaje në atë mënyrë që të duken si këpucë të zeza me taka dhe çorape të bardha sipër nyjave.

Çizmet mund të blihen në versione të shkurtra dhe të gjata, por kur bëhet fjalë për materialin që imiton lëkurën e njeriut, ato vijnë në dy ngjyra. Çmimi aktual i këtyre çizmeve në faqen zyrtare të Louis Vuitton është 2.470 dollarë amerikanë (2.279 euro).

Influencuesja Isabelle Allain që ndiqet nga më shumë se 1.4 milion njerëz, ndau entuziazmin e saj për këto çizme, duke thënë se i donte që në momentin që i pa në pasarelë.

Megjithatë, ndjekësit e saj në përgjithësi nuk janë entuziastë për çizmet dhe shumica prej tyre mendojnë se janë shumë të shtrenjta.

Për të kujtuar, çizmet nga koleksioni i ri Louis Vuitton janë vetëm disa nga dizajnet e pazakonta të modës së lartë në vitet e fundit. Edhe brendet, si Balenciaga dhe MSCHF, kanë tërhequr vëmendjen me seritë ‘gazmore’ të këpucëve me çmime shumë të larta.