Sporti

“Do para, apo lavdi”, James Rodriguez zbulon se si e bindi Perez të transferohej tek Real Madridi

12/05/2023 10:08
nga:L J

James Rodriguez, i cili iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2014 ka folur për kanalin Twitch ‘Pelicanger’. 32-vjeçari kolumbian, tashmë në São Paulo, foli për transferimin e asaj kohe tek madrilenët.

“Paris Saint-Germain dhe Manchester City gjithashtu më donin. Ata bënë propozime më të mira se Real Madridi, por unë doja lavdi, doja Real Madridin”, filloi duke thënë ai, duke zbuluar edhe fjalët e Florentino Pérez.

“Florentino Perez më thirri dhe më tha për të më bindur: “Çfarë do, para apo lavdi?”. Unë iu përgjigja se e doja lavdinë dhe ai tha: “Epo, atëherë u bë””, ka shtuar ai.

Në Real Madrid, James Rodriguez fitoi dy Liga të Kampionëve, tre Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa Evropiane, dy tituj kampion spanjoll dhe një Superkupë spanjolle.

/GazetaBlic Sport