Sporti

Një tifoz humbi jetën në një ndeshje të NBA

12/05/2023 09:48
nga:L J

Gjatë ndeshjes çerekfinale të NBA Cup ku New Orleans Pelicans mundi Kings 127:117 në Sacramento, ka ndodhur një tragjedi.

Siç raportohet nga Kings, një tifoz vdiq në tribunat e Golden 1 Center. Tragjedia ndodhi pikërisht në fillim të ndeshjes, në çerekun e parë të saj.

Shërbimi mjekësor arriti tek tifozi fatkeq kur ai nuk jepte më shenja jete dhe një reanimim 20-minutësh nuk arriti ta kthente në jetë.

Ai ishte në ndeshje me një familjar. Vdekja e një tifozi nuk e ndaloi lojën.

/GazetaBlic Sport