Interi fitoi 0-3 në “Diego Maradona“ përballë Napolit, duke vijuar kryesimin e Serie A. Zikaltrit e Simone Inzaghit treguan forcë dhe cinizëm kundër kampionëve në fuqi.
Sukses ku dha kontribut të madh edhe Yann Sommer me pritjet e tij fantastike. Diego Milito, ish-goleadori i njohur i Interit, ka mbetur i impresionuar nga 34-vjeçari helvet.
“Sommer nuk e ka patur të lehtë, sepse zëvendësonte një portier që kishte mbërritur në finalen e Champions League.
Pavarësisht kësaj, Sommer po performon shumë mirë, mos të them edhe më mirë se Onana.
Mos të harrojmë se është një portier i ardhur nga Bayerni, por për mua është një surprizë e madhe”, u shpreh argjentinasi.
I cili shkroi historinë me Interin në vitin 2010, duke ndihmuar ekipin italian të fitonte tripletën me golat e tij.


