Çdo ditë e më shumë po rritet numri i aksidenteve në Kosovë, kjo për faktin e mospërshtatjes së shpejtësisë si dhe kontrolli jo i rregullit i automjeteve që për pasojë sjellin situata që shpesh herë ditën të përfundojnë edhe me fatalitet. Ndonëse Policia e Kosovës çdo ditë apelon për kujdes dhe ulje të shpejtësisë si dhe shqipton gjoba për shkelësit, përsëri mbetet i njëjt episod.
Një aksident trafik ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku katër persona janë lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, të cilët kanë qenë në lëvizje”, tha Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.


