Lajme

Xhaferi: Përgjegjësia për fjalën e thënë të mbizotërojë në jetën e secilit

12/04/2023 15:25
nga:N K

Arsyeja, përgjegjësia për fjalën e thënë dhe përmbajtja nga përhapja e dezinformatave duhet të mbizotërojë në jetën e përditshme të secilit. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërsa ngushëllon familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën Vanja Gjorçevskën e cila u rrëmbye dhe u vra ditë më parë nga Lupço Palevski dhe tre të dyshuar të tjerë.

Postimi i plotë i kryeparlamentarit Xhaferi:

Arsyeja, përgjegjësia për fjalën e thënë dhe përmbajtja nga përhapja e dezinformatave duhet të mbizotërojë në jetën e përditshme të secilit. Rastet e izoluara kriminale nuk duhet të përdoren për politikë ditore dhe as të barazohen me shoqërinë në tërësi. Organet kompetente ta zbardhin rastin deri në fund. Ngushëllime për të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën Vanjën.