Lajme

Rasti i grabitjes së armatosur në Suharekë, Policia ruan argjendarinë “Baraku”

1 vitë më parë
nga:N K

Policia e Kosovës po vazhdon të ruajë argjendarin “Baraku” në Prishtinë, e cila lidhet me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë.

Disa zyrtarë policorë po qëndrojnë para hyrjes së argjendarisë të hënën.

Të premten, Policia e Kosovës e arrestoi pronarin e kësaj argjendarie nën dyshimin për bashkëpunim me grabitësit e argjendarisë në Suharekë më 22 nëntor.

Gjithashtu, policia gjatë mbrëmjes të së dielës ka bastisur sërish shtëpinë e pronarit Trim B..

Me datë 22 nëntor ka ndodhur grabitja e armatosur e një argjendarie në Suharekë ku dëmi i arit të vjedhur ishte vlerësuar mbi 200 mijë euro.