Lajme

Përplasen deputetët e opozitës me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë

12/04/2023 11:01
nga:N K

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare në orën 10:00.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre, raporton TCh.

Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur një flakadan ngjyrë portokalli.