Lajme

Mediat izraelite thonë se një 21-vjeçar që mendohej se ishte marrë peng ka vdekur

12/04/2023 10:30
nga:N K

Në mediat izraelite raportohet se ka vdekur 21-vjeçari, Jonathan Samerano, i cili rezulton i zhdukur që prej 7 tetorit.

Ai kishte qenë duke ndjekur festivalin muzikor Supernova në jug të Izraelit kur Hamasi sulmoi nga Rripi i Gazës, shkruan BBC.

Prindërve të tij u ishte thënë të supozonin se ai ishte marrë peng dhe ishte në Gaza.

Raportimet thonë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë informuar familjen për vdekjen e tij.