Lorik Maxhuni i ftuar në emisionin VAR në TËVË1 ka komentuar shortin e Kampionatit Evropian, aty ku Shqipëria do jetë në grupin B.
Maxhuni shprehet optimist duke thënë se kundërshtarët e Shqipërisë nuk janë në nivelet e viteve të kaluara, shkruan GazetaBlic Sport.
“Jemi në një grup të vështirë, por duke pasur parasysh që kundërshtarët nuk janë në nivelet e mëparshme. Shqipëria ka lojtarë që janë në ekipe të mëdha dhe po luajnë mirë, gjithçka është e mundshme, nuk e shoh Shqipërinë si autsajder të madh“, tha Maxhuni.
/GazetaBlic Sport/


