Sporti

Alirifa: Në këtë grup entuziazmi nuk do të na mposht pasi kemi kundërshtarë të nivelit të lartë

12/03/2023 23:08
nga:E K

Trajneri kosovar, Senad Alirifa i ftuar në emisionin VAR në TËVË1 ka komentuar shortin e Kampionatit Evropian, aty ku Shqipëria do jetë në grupin B.

Alirifa thotë se Shqipëria duhet të përfaqësohet mirë dhe se çdo pozicionim nga ky grup nuk do jetë dështim, shkruan GazetaBlic Sport.

“Në këtë grup entuziazmi nuk do të na mund, pasi kemi kundërshtarë të nivelit të lartë. Kudo që përfundon Shqipëria nuk do jetë dështim, me rëndësi është që të përfaqësohemi mirë. Shqipëria do të çaset me ‘këmbë në tokë’ në këto ndeshje. Jam optimist që Shqipëria do performoj mirë, jam optimist që mund t’ia dalim”, tha Alirifa.