Lajme

Cameron të mërkurën viziton Washingtonin

12/03/2023 22:03
nga:G B

David Cameron pritet që të mërkurën ta bëjë vizitën e tij të parë në Washington si sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme atje, shkruan Sky News.

“Gjatë udhëtimit të tij, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me aleatin e saj më të ngushtë strategjik”, thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur, se ndër takimet që ai do të zhvillojë, do të jetë edhe ai me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.