Dhjetëra qytetarë kanë dalë këtë të diel në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.
“Ndal femicidit”, “denonco dhunën”, “drejtësi për Liridonën’, janë disa nga pankartat që të rinjtë mbajnë në duar, bashkë me foton e Liridona Ademaj Murselit, gruas që u vra nga bashkëshorti, me një skenar si në filma.
Ata po marshojnë nga Ministria e Brendshme drejt ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Ndërsa në Prishtinë, protesta u zhvillua para gjykatës, gjatë kohës kur po mbahej seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e nënës së dy fëmijëve. “Pa paqe, nuk ka siguri”, “gratë janë në luftë”, ishin thirrjet e aktivistëve.


