Lajme

Gjykata merr vendim: Nga një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

12/03/2023 12:15
nga:Genita C

Nga një muaj paraburgim iu është caktuar tre të dyshuarve, Naim Murselit dhe dy të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaBlic/

Familja e Liridona Ademajt nuk marrin pjesë në seancën e parë

Vëllai i Liridonës thotë se u keqkuptuan për “dy ditë besë”: Ne ia kemi lënë gjithçka në dorë drejtësisë

“Naimi pas vrasjes s’e hapte telefonin, hezitoi ta shohë trupin e pajetë”, rrëfehet vëllai i Liridonës