Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë.
Raportohet se është ekzekutuar Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje.
Eno Nikulaj u vra te Porta e Ujësjellësit të Lezhës.
Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.


