Sporti

Spalletti: Shorti do të mund të ishte më i mirë

12/02/2023 23:48
nga:E K

Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë një nga grupet më të vështira.

Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë.

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka thënë se shorti do të mund të ishte më i mirë.

“Do të mund të shkonte më mirë, por ne ishim në vazon e katërt. Dhe kurrë mos harroni. Ne jemi Italia. Është vështirë të bëjmë parashikime sepse ka edhe shumë muaj para. Shqipëria ka treguar se është shumë mirë e organizuar. Gjithçka do të vendoset nga momenti, përgatitjet që do t’i bëjmë dhe se si do të punojmë së bashku. Kroacia është e fortë, skuadër me eksperiencë. Disa prej lojtarëve të tyre janë në nivelin më të lartë”, theksoi Spalletti për “RAI Sport” pas shortit.

Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.