Lajme

Haziri: Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë!

12/02/2023 19:03
nga:Y I

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjilan.

Haziri tha Kurti ka bërë shëtitje politike, teksa interesin e qytetarëve e la në rend të dytë.

‘Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë duke e nxjerrë interesin e partisë së tij në plan të parë Së pari, kryeministri Kurti ka harruar t’i tregojë familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast tronditës dhe ku është përgjegjësia e tij si kryeministër. Duke injoruar familjen e Agonit dhe të të rinjve të Gjilanit, ne dje e pamë shetitjen politike, në kohën kur kanë stagnuar hiç më pak se 24 projekte sistemore” ka shkruar Haziri raporton Gazeta Blic.

Tutje Haziri përmendi disa nga vendimet e Kurtit në Gjilan.

Reagimi i plotë: