Lajme

Prokuroria ka përpiluar kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt

12/02/2023 18:08
nga:Y I

Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë” ka deklaruar Ulaj për “Gazeta Blic”

Ndërkaq, seanca dëgjimore është caktuar për ditën e nesërme ku Murseli dhe dy të tjerët do të dalin para gjykatës, ka thënë Ulaj.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës.

Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve është bashkoshorti i saj, Naim Murseli.

Caktohet seanca fillestare ndaj Naim Murselit